ForumForum  Portalli*Portalli*  CalendarCalendar  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Turqia ndalon me ligj tallavanė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
cracker besi
Vip
Vip
avatar

Numri i postimeve : 239
Age : 29
Registration date : 13/01/2008

MesazhTitulli: Turqia ndalon me ligj tallavanė   Sun 20 Jan 2008 - 19:52

Njė vendim i paparashikuar i instancave qeverisėse turke ka ēuar nė dėshpėrim shoferėt e minibusėve, e ndėrkohė ka gėzuar ata njerėz, tė cilėt e pėrjetojnė si terror fonik buēimėn e bokseve tė fshehura nėpėr tapiceri, prej sė cilave dalin tinguj muzike jo fort tė pėlqyeshme.

Fjala ėshtė pėr vendimin i cili ndalon qė nėpėr minibusė tė vihet muzikė “arabeske”. Kėshtu quhet ajo rrymė e pėrfaqėsuar nga kėngėtarė me famė nė Turqi si: Ibrahim Tatlises, Orhan Genxhebaj, Ferdi Tajfur apo Emrah. Vendimi vlen vetėm pėr minibusėt, sepse vetėm tek ata mund tė haset muzikė e vėnė nga shoferi. Ndėrsa nė automjetet e tjera tė shėrbimit urban, ekzistenca e ndonjė kasetofoni qė nuk pushon sė lėshuari ritme nė eterin mbytės tė kallaballėkut njerėzor as qė bėhet fjalė. Shoferėt nuk e kishin pritur mirė vendimin i cili i privonte ata nga njė kėnaqėsi e qashtėr qė besohet tė jetė njė lloj ekstaze e fshehur ose e dukshme interplanetare pėr tė gjithė botėn e shoferėve ose pėrgjithėsisht e njerėzve qė janė nė pozitat drejtuesit tė makinės. Shoferėt e konsideruan katastrofike heqjen e sė drejtės pėr tė dėgjuar muzikė, pėrkthyer si e vetmja mundėsi argėtimi gjatė orėve tė lodhshme tė punės. Ndėrsa disa pasagjerė e pėrshėndetėn vendimin, duke thėnė se qeveria tregohej kėshtu dhe me sqimė pėr sa i pėrket procesit tė integrimit nė Evropė. Pėrkundėr melodicitetit dhe poetikės qė mbart si fjalė, “arabeska” ėshtė ajo rrymė muzikore qė nėnkupton motivet arabe, por nė njė trajtė fshatareske.
Por nisur vetėm nga precedenti i vendimit tė rrallė e tė pazakontė, ėshtė rasti tė rimerret nė konsideratė propozimi i njė kėngėtareje me emėr i muzikės sė lehtė shqiptare, e cila nė njė emision me temė devijimin nė kėngėn tonė, tha se shteti duhet tė zbatonte ndaj prurjeve muzikore masa doganore (ndalim, bllokim, sekuestrim), siē veprohet dhe me mallrat kontrabandė. Mė keq akoma, precedenti i vendimit qeveritar turk, na kujton se hapėsirat tona publike kanė dhe njė ndotje tė jashtėzakonshme fonike, pėrfshirė kėtu dhe mjetet e transportit. Fenomeni nė fjalė, siē po ndodh nė njė vend tipik lindor siē ėshtė Turqia, nuk ėshtė pritur tė rregullohet me magjinė e emancipimit vetvetiu, por me magjinė e ligjit. Ekuivalenti i “arabeskave” te ne, ėshtė “tallavaja” qė po futet nė pėrdorimin e zakonshėm gjuhėsor tė miletit pėr tė pėrcaktuar njė situatė gjysmėmizerabėl te njė fenomen apo njeri!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Turqia ndalon me ligj tallavanė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema Shoqėrore :: Kuriozitete-
Kėrce tek: