ForumForum  Portalli*Portalli*  CalendarCalendar  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Poezi per Mergimtare!!!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Teuta-live
Princess
Princess


Numri i postimeve : 22
Registration date : 12/01/2008

MesazhTitulli: Poezi per Mergimtare!!!   Sat 12 Jan 2008 - 3:03

Disa poezi te mira nga libri "KUFIRI I DHEMBJES" nga Valton Jakupi!!!


EVROPA

Evropa derė e hapur
derė e mbyllur
hynė e dalin njerėz
nga tė gjitha vendet
kėrkojnė azil jete
tė drejtėn pėr tė jetuar.

Kėtu kanė ardhur
shumė bashkatdhetarė tė mi
nuk kėrkojnė shumė:
pak bukė, pak ujė, pak ajėr
dhe pak liri
secili dėshiron tė jetojė si njeri
aspak mė shumė.

LETĖRNJOFTIM PA FOTOGRAFI

Tė gjithė mė akuzojnė
pėr fotografin time qė mungonė
nė letėrnjoftimin tim.

Iku-u tashė atyre
sepse nuk donte tė rrinte kėtu
e mundonte diēka, diēka e madhe
iku sepse nuk e kuptonte ghuhėn
ēfarė shkruante pėr tė
kushė ishte, pse ishte ku…
prej nga vinte….

Kot mė akuzoni mua
ėshtė njėsoj sikur t`i akuzoni dallėndyshet
qė ikin nga dimri i ftohtė.

Do tė shihni
keni pėr t`u mbytur
nė pellgun e pendimit
kur letėrnjoftimit tim
do t`i kthehet fotografia.

Unė shpresoj-po ju ?...


MĖRGIMTARI

Natė i ėshtė bėrė jeta larg Atdheut
I vuajtur, i rraskapitur
nė sofrėn e mallit ndan buėn e pikėllimit
pa familje, pa prindėr, pa atdhe
deri kurė do tė hajė vetėveten
sytė e tij dy burime tė shterrura
lumė i dhembjes gurgullon damarėve tė tij
dhe prapė i fortė qėndėron

VENDOSMĖRI

Jetoj nė mėrgim
nė kėtė vendė tė huaj
jetoj si njė zog shtegtar
gjithmonė shqiptar
i kėtillė gjithherė do t`mbes
shqiptar kam lindur
I kėtill do tė vdes.

IDENTITETI

Pėrpėrlitem nė kėtė botė plotė njerėz
tė cilėt vazhdimisht vrapojnė
sa andej sa kėtej
unė sillem e sillem mes tyre
dhe nuk di se kush jam dhe ēka bėj
gjurmoj veprat e mia
e askund gjurmė nuk gjej
sepse idetė e mia janė e peshė s`kanė
dhe fare nuk mund tė dal nga kjo vorbullė
qė vazhdimisht sillet
rreth bostit tė identitetit tim.

KTHEHUNI

Vendlindja ju prźt
si foleja zogun shtegtar
kthehuni tė gjithė
kudo qė jeni mėrgimtar

Ju presin nėnat
tek pragu i shtėpis
askund s`ka vend mė tė mirė
se toka e Arbėrisė.

NĖNA

Mė rriti n`kraharorin e saj
kurrė ankimin s`ia dėgjova
mė ushqeu me bukėn e mundimeve
me dashurinė e saj u rrita, u shkollova

Koha rrodhi rrugės sė vet
u trand qielli-u bė tėrmet
valė tė rrėmbyeshme mė morėn
mė hodhėn kėtu nė kurbet.

Prore e kujtoj tek prgu i shtėpisė
ia kujtoj lotėt qė i shkonin rrėke
mallkuar qoftė ajo ditė e kobshme
qė hyri nė mes-na ndau ne.

PA IDENTITET

Kur kam lindur
ku jetoj
ku punoj
larg vendlindjes
nė vendin e quajtur mėrgim.

Kėtu s`kam gjuhė
s`kam traditė as kulturė
a thua ēfarė jamė kėtu
kėtu qė jam njė hiē?!


KATASTROFĖ

Mė vret mellėngjimi
kohėn nuk e kuptoj
dita nuk sillet akrepave tė orės
gramatika e jetės nė grevė urie
mbiemrat i MADH dhe i VOGĖL
nuk lakohen nėpėr rasa
nuk e njohin as gjiinė
as toka nuk sillet rreth boshtit tė vet
Nil Amstrongu e ka humbur orjentimin
nė Rrugėn Qumshtore.
Katastrofė…

MĖ I FORTĖ SE GURI

Qėndėroj vertikalisht
kurrė s`ma bėri kush me gisht
mėrgimtar mė thonė
nė tokė tė huaj
ashtu si guri i Atdheut
as fjala ime s`mund tė luajė
liti kurrė nk mė tradhtoi
njė lumė malli vėrshon
e kurrė nuk mė ligėshtoi
shpesh ia them kėngės
njeeriu mė i forte se guri
kėshtu kanė thėnė
(dhe paskan pasur tė drejtė)
e ka burri
njė jetė e tėrė nė Perendim
bie e zgjohem me vendin tim.

VEPRA E PAPĖRFUNDUAR

Vepra qė kisha filluar
ngeli e papėrunduar

Tė gjithė metaforat
mė vijnė tė njėjta
si ditėt nė mėrgim

E torturoj veten
duke kėrkuar njė varg
qė s`i ngjan tjetrit

i marrė jamė
ēfarė mund tė gjesh nė shkretėtirė
pėrveē rėrės!


NĖNA TEREZ

E madhe-si globi
krenare-si bjeshkėt tona
humaniste-si dashuria e zemrės.

Ishe e palodhur
duke shpėrndarė dashuri
pėr tė varfėrit.

Krenohemi qė tė kshim
Nėna jonė humanitare
Nėna jonė shqiptare.[/b]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Poezi per Mergimtare!!!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia-
Kėrce tek: