ForumForum  Portalli*Portalli*  CalendarCalendar  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 EDHE ME KĖTĖ PAVARĖSI, VAZHDON KĖNAQJA JONĖ ME GJYSMAKĖSI...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
MiRa

avatar

Numri i postimeve : 804
Age : 29
Registration date : 08/01/2008

MesazhTitulli: EDHE ME KĖTĖ PAVARĖSI, VAZHDON KĖNAQJA JONĖ ME GJYSMAKĖSI...   Thu 7 Feb 2008 - 23:37

EDHE ME KĖTĖ PAVARĖSI, VAZHDON KĖNAQJA JONĖ ME GJYSMAKĖSI

Nga Adnan Abrashi


Adnan Abrashi
Nga mėsimet e traditės mistike tė shumė urtėsive tė civilizimeve tė lashta, si simboli mė i fuqishėm veprues, konsiderohet pentagrami, ose ylli pesėcepėsh. Nga tė urtit e kohės, ky simbol nuk ėshtė i pėrzgjedhur rastėsisht, sepse nė prapavijėn figurative tė domethėnies sė tij, fshihej porosia e madhe e veprimit tė ligjit universal hyjnor: “ēdo punė e nisur mbarė nuk duhet tė ndėrpritet nė gjysmė, por patjetėr duhet vazhduar deri nė fund”. Kjo domethėnie figurative, mbėshtetet nė mėnyrėn e vizatimit grafik tė yllit, qė nis nga njė pikė, vazhdon me njė vijė tė pandėrprerė, dhe pėrsėri mbaron te pika e nisur, duke formuar kėshtu imazhin e yllit pesėcepėsh.
Nėse, nėn pretekstin e mbėshtetjes sė kėsaj urtėsie tė lashtė, komperativisht shėtisim nėpėr etapat tė ndryshme tė historisė sonė, gjithnjė do tė hasim nė aplikimin kontradiktor tė saj. Do tė vėrejmė se shumė lėvizje dhe procese shoqėrore-politike qė kanė ndodhur gjatė kohėrave tė ndryshme tė historisė sonė, gjithnjė kanė qenė tė karakterizuara me njė recidivizėm tė papėrmirėsueshėm tė vetėkėnaqėsisė me gjysmakėsinė e tė arriturave nga nismat e papėrfunduara deri nė fund. Mu atėherė, kur ėshtė dashur te shkohet edhe mė tej dhe deri tek arritja e qėllimit pėrfundimtar, ne jemi ndalur nė gjysmė tė rrugės, duke pranuar si kompromis disa premtime apo privilegje tė vogla politike qė na janė ofruar, si nga pushtuesit tanė tė drejtpėrdrejtė qė na kishin nė sundim, ashtu edhe pėrmes presioneve tė ndryshme diplomatike ndėrkombėtare. Kjo dukuri e mosēuarjes deri nė fund e shumė proceseve politike tė nisura mbarė, pėrveē se i kėnaqte interesat strategjike tė armiqve tanė, ajo karakterizohej edhe me bekimin dhe pėrkrahjen e pa rezervė tė elitės sonė servile politike vendore. Se ēfarė ishin pasojat e mėvonshme politike tė kėtij stopimi dhe mosēuarjeje deri nė fund tė kėtyre proceseve tė nisura, dihet: humbja e patjetėrsueshme edhe tė asaj gjysme tjetėr tė arritur.
Edhe pse, me kėtė gjysmakėsi tė ofruar si mashtrim, paraprakisht dhe pėrmes formave tė ndryshme tė ndikimit masiv kemi qenė tė indoktrinuar me njė konformizėm tė imponuar tė disponimit tė gjerė popullor, prapa kėtyre ndėrmarrjeve stopuese tė armiqve tanė, gjithnjė kanė ekzistuar zėrat e arsyeshme paralajmėruese tė inteligjencės sonė tė mirėfilltė atdhetare. Por, nė vend se t’i dėgjojmė kėto alarmime sinjalizuese pėr rrezikun qė po i kanosej tė ardhmes sonė, ne kundėr tyre organizonim pėrndjekjet nga mė tė ndryshme. Kėto pėrndjekje nuk karakterizoheshin vetėm me diskreditimin moral dhe intelektual tė personalitetit tė tyre, por zakonisht pėrfundonin edhe me forma mė drakoniane tė persekutimeve, sikurse janė: rrahja, vrasja, burgosjet dhe sajimi i proceseve tė ndryshme tė montuara politike.
Mjafton vetėm t’i shfletojmė disa faqe tė historisė dhe do tė shohim shumė shembuj qė e vėrtetojnė kėtė tezė. T’i bėjmė njė vėshtrim disa kryengritjeve kundėr pushtuesve tanė tė ndryshėm, dhe do tė vėrejmė se ato pėr nga efekti dhe fuqia e tyre jehuese, nuk i kanė dridhur vetėm themelet e pushtetit aktual sundues, por edhe tėrė Evropėn e asaj kohe dhe mė gjerė! Si kanė pėrfunduar kėto kryengritje? Me gjak sigurisht, por paralelisht nė prapavijėn e kėrkesave politike tė parashtruara si kushte, gjithnjė na janė ofruar premtime mashtruese pėr disa tė drejta tė vogla minore, tė drejta kėto qė mė vonė na janė marrė sėrish nga mu ata vetė.
Fundja, nuk duhet tė shkohet edhe aq larg nė histori. Shembullin mė tė freskėt e kemi tek Kushtetuta e Jugosllavisė e vitit 1974. Aty, edhe pas kėrkesave tona gjithėpopullore tė shprehura nė demonstratat masive dhe tė pėrgjakshme tė vitit 1968 pėr “Kosovėn Republikė”, ne u kėnaqėm me njė status tė njė Krahine autonome, e cila politikisht dhe juridikisht edhe mė tej na mbante nėn tutelėn e Serbisė. Edhe atėherė, nga qendrat e fuqisė sunduese nė Beograd, si gjithnjė tė ndihmuara prej elitės sonė gjysmamendshe politike vendore, tentohej qė kolektivisht tė na imponohej bindja e rrejshme se, gjoja Kosova, nė Preambulėn e kėsaj Kushtetute, juridikisht veē pėrmendej si element konstitutiv i Federatės dhe praktikisht e kishte pozitėn si tė republikave tjera, por, pėr shkaqe tė principeve formale tė sė drejtės ndėrkombėtare, nuk lejohej ekzistimi i dy shteteve shqiptare.
Merrni me mend ēfarė budallallėku ynė kolektiv!? Derisa kjo grackė politike, dukej logjikisht e kapshme pėr shumicėn prej nesh, nė prapavijėn e saj, me metoda mė tė ashpra pėrndiqeshin dhe persekutoheshin tė gjithė ata individ dhe grupe shqiptarėsh qė sado pak edhe nė mėnyrė mė indirekte e shprehnin kėtė qėllim. Vetėm pse nuk ishin tė kėnaqur me kėtė arritje gjysmake, por donin mė tepėr, pėrmes qindra e qindra proceseve tė montuara politike, shumė atdhetarė dhe intelektualė tė pafajshėm tė popullit tonė, u persekutuan, u torturuan dhe u gjykuan, duke u dėnuar me dėnime nga mė drakonianet. Dhe ... pas kėsaj gjysmakėsie tė statusit si autonomi pėr Kosovėn, dihet se ēka pėrjetuam mė vonė: humbjen edhe tė asaj gjysme tjetėr.
Sikur praktika e kėnaqjes sonė me gjysmake tė realizuara politike pa arritur deri tek qėllimi ynė pėrfundimtar, po vazhdon ende. Fatkeqėsisht edhe sot...dhe...me sa duket historia po na pėrsėritet prapė!
Pas 8 vitesh tė njė protektorati dhe sundimi mė antidemokratik ndėrkombėtar tė UNMIK-ut nė Kosovė, ne ende si popull po mashtrohemi me njė zgjidhje tjetėr gjysmake qė po na ofrohet nė formė tė statusit pėrfundimtar: “Pavarėsi sipas Pakos sė Ahtisarit”. Diēka qė as pėr sė afėrmi nuk ėshtė pavarėsi e mirėfilltė, por njė rast mė precedent nė botė tė njė shtetėsie specifike.
Edhe nė kėtė fazė, nė skenė si gjithnjė, ėshtė elita jonė gjysmamendshe servile politike e cila pėrmes mas-gėnjeshtrave mediale krijon njė konformizėm se gjoja mu kjo ėshtė ajo pavarėsi qė kaherė po e presim.
Nė anėn tjetėr, veprohet njėjtė si dikur, me tė gjithė ata individė, intelektualė dhe lėvizje me ideologji tė pastėr kombėtare, tė cilėt nė ēdo kusht e kundėrshtojnė kėtė pavarėsi gjysmake, duke apeluar qė tė shkohet deri nė fund me synimet tona; deri nė VETĖVENDOSJE pa kusht tė popullit tė Kosovės, e cila, si vullnet i tij i lirė, duhet patjetėr tė shprehet pėrmes referendumit tė organizuar gjithėpopullor.
Shikoni vetėm se nė ēfarė mėnyre veprohet sot me djelmoshat e lėvizjes “VETĖVENDOSJE”, me kėta tė rinj dhe tė panėnshtrueshėm ndaj grackave dhe mashtrimeve tė njėjta shekullore qė na janė bėrė me premtime tė ndryshme tė gjysmakeve politike? Shikoni vetėm se si trajtohet lideri i tyre, Albin Kurti: nga kush merren urdhrat pėr kėto absurde ndėshkimore dhe kush i ekzekuton ato me devotshmėri?
Sot, Albin Kurti dhe pjesėtarėt tjerė tė shumtė tė lėvizjes “VETĖVENDOSJE”, pėrndiqen, torturohen, persekutohen, vriten dhe dėnohen nga ana e kėtij regjimi mė antidemokratik ndėrkombėtar dhe lakenjve tė tij besnik vendor, pikėrisht pse e njohin mirė historinė tonė tė dhembshme dhe kurrsesi nuk do ta lejojnė qė ajo tė na pėrsėritet edhe njė herė si dėnim.
Pavarėsia sipas “Pakos sė famshme tė Ahtisarit” do tė na vijė shpejt, dhe, ne, sigurisht me histeri dhe me pompozitet do ta kremtojmė ardhjen e saj, por, me kohė, patjetėr, do tė kuptojmė se kjo formė e shtetėsisė qė mezi e kemi pritur, na e kanė shitur kėta neve si “Dushk pėr gogla”?!!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
EDHE ME KĖTĖ PAVARĖSI, VAZHDON KĖNAQJA JONĖ ME GJYSMAKĖSI...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Lajmet :: Shtypi Ditės-
Kėrce tek: