ForumiForumi  Portalli*Portalli*  CalendarCalendar  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista e AnėtarėveLista e Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Fjalet e marra nga gjuhet e huaja!!!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Teuta-live
Princess
Princess


Numri i postimeve: 22
Registration date: 11/01/2008

MesazhTitulli: Fjalet e marra nga gjuhet e huaja!!!   Sat 12 Jan 2008 - 1:19

Si mendoni ju, a mund tė zėvendėsohen fjalėt e marra nga gjuhėt e huaja, ose tė mbetura nga turqishtja, italishtja etj, me fjalė nė gjuhėn shqipe? Dihet, se shumica e fjalėve kanė marrė njė kuptim leksikor dhe fonetik nė gjuhėn shqipe, pra, i janė pėrshtatur asaj plotėsisht! Ju lutem sillni shembuj konkretė dhe diskutoni me argumente duke respektuar njeri-tjetrin! Faleminderit!

Po pėrmend disa shembuj me fjalė tė mbetura nga turqishtja:

dyshek =
dollap =
jastėk =
ēarēaf =
napė =
govatė =
kazan =
sapun=
legen =
postiqe =
pazar =
jeshile = e blertė
aksham = mbrėmje
llafe = fjalė
turli = pėrzierje
muhabet = bisedė
sahat = orė
avash avash = dalė nga dalė
namuz = nder
penxhere = dritare
me sybet = si mos mė keq
jangllėsh = gabim
jaran = i dashur
sebep = shkak
adete = zakone
sevdaja = dashurija
bela = njė e keqe
hall = problem
siklet = ngushtim (gjendje ngushtėsie)
zeher = helm = e hidhur ...etj


me respekt Teuta Smile
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
MiRa



Numri i postimeve: 804
Age: 26
Registration date: 08/01/2008

MesazhTitulli: Re: Fjalet e marra nga gjuhet e huaja!!!   Sat 12 Jan 2008 - 14:00

Shumė Respekt pėr temen ''Teuta-live'' !!!

Unė mendoi qė sidomos nė kėtė kohe jemi duke marre shumė fjali nda gjuhėt e tjera jo vetem tė turqitesh, po te skllaveve (serbe), dhe poashtu tash ne jeten aktuale te gjuhes anglishte ( kullerat)....
Ky gjest ėshtė mir tė i ipet fund qė Arsimtarėt mos te lejoin tė pakten nė Shkoll tė pėrdoren kso lloj fjali....

[u]Mbasi , kemi hapur kėt temė mendoi qe ky artikull do tė jetė i nėvoishėm pak pėr antarėt qė jane tė interesun te lecoin pėr kėtė Temė.....

Sikurse edhe gjuhėt e tjera, shqipja ka huazuar fjalė nga gjuhėt e popujve me tė cilėt ėshtė takuar gjatė historisė sė saj. Nga njė analizė e bėrė, del se shqipja nuk ėshtė mė pak “e pastėr” se anglishtja, edhe pse larg qė tė jetė aq e pasur sa ajo. Por tani, sikundėr edhe shumė gjuhė tė tjera tė botės, ajo pėrballet me njė “mėsymje” tė anglishtes. Si mund tė pėrballohet kjo situatė dhe ēfarė qėndrimi duhet mbajtur ndaj huazimeve leksikore tė kohės mė tė re?

“Si do tė flinim pa ēarēaf, jastėk dhe jorgan? Si do tė pastroheshemi pa sapun e peshqir? Ēka do tė mbathnim nėse jo ēorape dhe papuēe a sandale, e ndoshta edhe ēizme? Ēfarė do tė pinim nėse jo ēaj me limon, kafe me sheqer a raki e duhan? Si do tė hanim pite a sarma? Si do tė thoshim pėr diēka se ėshtė e butė si pambuku ose e fortė si ēeliku?”

Citati i mėsipėrm ėshtė marrė nga libri “Hyrje nė gjuhėsinė e pėrgjithshme” (Beograd – Novi Sad, 1996) tė linguistit Ranko Bugarski dhe i referohet gjuhės serbe. Vėrtet ai tingėllon ndryshe nė origjinal (serbisht), por fjalėt nė kursiv, edhe kėshtu si janė shkruar, janė tė kuptueshme jo vetėm pėr serbet, por edhe pėr popujt e tjerė tė Ballkanit.

Kėto dhe shumė fjalė tė tjera, sikurse edhe gjuhėt e tjera tė Ballkanit, shqipja i ka huazuar nga turqishtja gjatė sundimit 4-5-shekullor tė Turqisė nė kėto anė, ndaj quhen turqizma, edhe pse disa prej tyre turqishtja i ka marrė nga gjuhėt e tjera tė Lindjes (Orientit), si arabishtja e persishtja (sė kėtejmi edhe termi tjetėr pėr to: orientalizma). Shumė turqizma, ndėrkohė, janė zėvendėsuar me fjalė tė krijuara pėrbrenda shqipes, por njė pjesė e konsiderueshme, si kėto qė sa u pėrmenden, janė tė pazėvendėsueshme.

Shtresa mė e vjetėr e huazimeve, njėherazi dhe me ndikim mė tė madh, nė gjuhėn shqipe, ėshtė, ndėrkaq, ajo me bazė latine. Kėto fjalė kanė hyrė nė gjuhėn shqipe gjatė pushtimit 500-vjeēar tė trojeve tė tė parėve tanė nga ana e Perandorisė Romake, gjuhė zyrtare e sė cilės ka qenė latinishtja. Shqipja, sikurse edhe gjuhėt e tjera, ka huazuar fjalė jo vetėm nga gjuha e pushtuesve, por edhe nga gjuhėt e popujve me tė cilėt ėshtė takuar gjatė historisė sė saj dymijėvjeēare, si nga greqishtja, sllavishtja, italishtja.

Kush huazon fjalė dhe pse?

Njė numėr fjalėsh tė huazuara tashmė janė pronė e shqipes dhe nuk ndihen si tė huaja, dhe siē thot David Crystal-i (nė “The Cambridge Encyclopedia of Language”), “meqė asnjė gjuhė asnjė herė nuk e ka marrė ndonjė fjalė nga ndonjė gjuhė tjetėr me qėllim qė njė ditė t’ia kthejė, e meqė fjalėt e tilla kur nuk janė kthyer, termi huazim ėshtė term i gabuar”. Pa hyrė nė hollėsi pėr tė shpjeguar huazimet, vetėm tė pėrmendim se fjalė tė huazuara apo huazime janė fjalėt e njė gjuhe tė marra nga njė gjuhė tjetėr dhe tė pėrshtatura sipas modelit (sistemit) tė saj fonetik e morfologjik.

Fjalėt shpesh merren nga gjuhėt e tjera pėr tė plotėsuar zbrazėtirėn leksikore – pėr tė emėrtuar sendet (objektet), konceptet a dukuritė. Kėshtu shqipja, pėr tė emėrtuar dritaren, e ka huazuar fjalėn “penxhere” nga turqishtja, derisa nuk e ka krijuar fjalėn e vet, para njėqind e sa vjetėsh (Naimi). Edhe anglezet e kanė huazuar fjalėn pėr dritare (angl. “window”); ata kėtė e kanė marrė nga norvegjishtja e vjetėr, nėpėrmjet danishtes, rreth vitit 1200. E sot nga anglishtja fjalėn “window”, nė trajtėn e shumėsit “Windows”, si term nė informatikė, e ka huazuar e tėrė bota.

Kur ėshtė fjala te anglishtja, duhet pėrmendur se anglishtja ėshtė njė ndėr gjuhėt qė ka marrė mė sė shumti fjalė nga gjuhėt e tjera. Ajo ka “huazuar” fjalė nga frėngjishtja pėr mė se 900 vjet. Prandaj, nuk thuhet pa tė drejtė se njė etimolog anglez e njeh mė mirė leksikun e frėngjishtes sė vjetėr se sa e njeh homologu i tij francez, meqė njė numėr i konsiderueshėm fjalėsh tė anglishtes janė fjalė tė moēme tė frėngjishtes.

Analiza kompjuterike e rreth 80.000 fjalėve tė fjalorit tė anglishtes (Shorter Oxford Dictionary) e bėrė nga Th. Finkenstaedt dhe D. Wolff, mė 1973 (e botuar nė Ordered Profusion) ka treguar se 28,30 % tė fjalėve tė anglishtes janė me prejardhje frėnge, 28,24 % janė me prejardhje latine (pėrfshirė kėtu edhe termat bashkėkohorė shkencorė e teknikė), 25 % rrjedhin nga anglishtja e mesme, norvegjishtja e vjetėr dhe nga holandishtja, d.m.th. janė me prejardhje gjermanike, 5,32 % janė me prejardhje greke, 4,03 % janė me etimologji tė panjohur, 3,28 % janė tė prejardhura nga emra tė pėrveēėm dhe 1% nga tė gjitha gjuhėt e tjera. Pra, rreth 70% tė fjalėve tė anglishtes janė prej brumit tė huaj. Anglishtja edhe sot vazhdon tė huazojė fjalė nga gjuhėt e tjera. Nė fjalorin e saj janė fjalė nga 120 gjuhė. Ndryshe si do tė kishte ajo leksikun mė tė pasur nė botė: mė se 500.000 fjalė aktive e po kaq pasive, e vetėm disa shekuj mė parė ka pasur 50.000-60.000 fjalė.

Vėrtet sot merret se vetėm rreth 30% e numrit tė pėrgjithshėm tė fjalėve nė gjuhėn angleze janė fjalė vendi, por kėto fjalė formojnė korpusin e fjalėve qė kanė pėrdorimin mė tė dendur nė tė folur e nė tė shkruar dhe janė polivalente e polisamentike, pra tė pėrshtatshme pėr lidhjen e fjalėve nė sintagma e fraza dhe pėr krijimin e frazeologjizmave.

Nė njė korpus prej rreth njė milionė fjalėsh, marrė, sipas njė pėrzgjedhjeje tė caktuar, nga gazetat, revistat e librat nė anglisht (i ashtuquajturi “korpusi i Braunit”), dhjetė fjalėt qė pėrdoren mė sė shumti nė kėtė gjuhė (the, of, and, to, a, in, that, is, was, he) janė fjalė vendi dhe pėrfshijnė rreth 25% tė tekstit tė marrė pėr analizė.

Ē’tregon njė analizė kompjuterike?

Ėshtė interesant tė pėrmendet se, sipas analizave qė i kemi bėrė njė korpusi tė ngjashėm me tekste shqipe, 10 fjalėt e para pėr nga denduria e pėrdorimit nė gjuhėn shqipe: tė (7,17 %), e (5,32 %), nė (2,96 %), dhe (2,48 %), i (2,14 %), me (1,46 %), pėr (1,57 %), (1,41 %), qė (1.41%), njė (1,04 %), nga (0,93 %) pėrfshijnė rreth 27 % tė tė gjithė tekstit, dhe qė tė gjitha, po ashtu, janė fjalė vendi (N. Caka – A. Caka, 2006).

Mund tė vėrejmė se qė tė gjitha kėto dhjetė fjalė, tė cilat kryesisht janė fjalė shėrbyese a funksionale – parafjalė: me, nė, nga, pėr, qė; lidhėza: e, dhe, qė, nė; pjesėza: tė, qė; nyja: i, e, tė, njė; po dhe trajta tė shkurtra tė pėremrave vetorė ai/ajo, ata/ato (i, e, tė) dhe ty (tė); pėremra: ai (tė), njė, qė; numėror: njė e ndajfolje: nga, qė – janė njėrrokėshe. Kjo ėshtė nė pėrputhje me Ligjin e Zipf-it: “Sa mė e shkurtėr ėshtė fjala, aq mė tė madhe e ka dendurinė e pėrdorimit”. Kjo ėshtė, mbase, njė nga arsyet kryesore qė njė pėrshėndetje shumė e bukur dhe domethėnėse e shqipes: “tungjatjeta” po pėrdoret gjithnjė e mė rrallė nė kėtė trajtė, pėr shkak tė gjatėsisė sė saj (4 rrokje me 10 fonema/tinguj).

Edhe fjalėt e dhjetėshes sė dytė tė listės sė radhitjes sipas dendurisė sė pėrdorimit: nuk, se, ėshtė (folje), mė, edhe, do, sė, si, ka (folje), po, – me rreth 6% tė paraqitjeve nė korpus – po ashtu janė fjalė vetjake tė gjuhės shqipe.

Pra, mund tė merret se mesatarisht ēdo e treta fjalė e njė teksti nė gjuhėn shqipe ėshtė njėra nga kėto 20 fjalė. Nėse kėtyre fjalėve u shtojmė fjalėt e lashta (emra, mbiemra, pėremra, numėrorė, folje e ndajfolje), tė burimit indoevropian, tė cilat pėrbėjnė bėrthamėn e leksikut tė shqipes, si: ditė, natė, darkė, drekė; diell, mjegull, veri, kohė, mot, vit; dorė, gji, mjekėr; motėr; mal, shteg; ari, dem, derr, gjarpėr, lopė, pelė, ujk, zog; elb, hudhėr; djathė, dhjamė; emėr, zė (zėri), ėndėrr; i bardhė, i butė, i lig, i lirė, i vogėl; kam, jam, ha, pi, pjek, djeg, ēel, dal, qaj, them, mbush; unė, ti, ne, ju, ky, ai; mirė, keq; njė, dy, …, dhjetė e shumė e shumė fjalė tė tjera, atėherė del se shqipja nuk ėshtė mė pak “e pastėr” se anglishtja, edhe pse larg qė tė jetė aq e pasur sa ajo.

Ē’ėshtė e vėrtetė, se sa fjalė i ka njė gjuhė, pra dhe anglishtja, ėshtė vėshtirė tė thuhet, ngaqė gjuhėtarėt nuk mund tė merren vesh se ēka duhet konsideruar si fjalė. A duhet numėruar si fjalė tė njė gjuhe tė gjitha fjalėt e tė folmeve tė asaj gjuhe. Po zhargonet e leksiku bisedor? Ēka me termat mjekėsorė nė latinisht e termat e tjerė shkencorė e teknikė. Po shkurtesat, qė janė me qindra mijė? Po emrat e pėrveēėm dhe emėrvendet? Nėse i numėrojmė tė gjitha kėto si fjalė, atėherė fjalorit tė secilės gjuhė duhet shtuar edhe disa miliona fjalė.

Vėshtirėsi nuk paraqet vetėm numri i gjithėmbarshėm i fjalėve nė njė gjuhė, por edhe numri i fjalėve qė pėrdor apo ka pėrdorur a njeh njė njėri, pra leksiku a vokabulari i tij. Madje edhe pėr vetė Shekspirin nuk ka shifėr tė pranuar pėr numrin e fjalėve qė ka pėrdorur. Sipas “American Heritage Dictionary”, ai ka pėrdorur gjithsej 884.647 fjalė, prej tė cilave 29.066 janė tė ndryshme, pėrfshirė kėtu edhe emrat e pėrveēėm. Por nė burime tė tjera hasen shifra tė tjera, prej 18.000 deri 25.000, meqė pėrpiluesit kanė pikėpamje tė ndryshme se ēka duhen marrė si fjalė tė veēanta.

Si tė pėrballohet “mėsymja” e anglishtes?

Edhe pse me plotė fjalė “tė huaja”, anglishtja, jo vetėm qė gjallon edhe sot e kėsaj dite, por ėshtė mė me ndikim se kur mė parė. Anglishtja, posaēėrisht varianti i saj amerikan, ėshtė bėrė njė gjuhė qė shumė mė tepėr jep sesa merr. Anglishtja ėshtė duke krijuar fjalė tė reja me njė ritėm qė vėshtirė e kanė ta ndjekin gjuhėt e tjera, ndaj duhet tė marrin mjaft fjalė nga ajo nėse dėshirojnė tė jenė nė hap me shkencėn, teknikėn, teknologjinė e ekonominė e pėrparuar tė botės.

Anglishtja ėshtė njėra prej gjuhėve me shtrirje mė tė gjerė tė pėrdorimit. Rreth njė miliardė e gjysmė njerėz nė botė e flasin anglishten si gjuhė amtare, si gjuhė tė dytė ose si gjuhė tė huaj. Mbi 80% tė informacioneve tė ruajtura nė mėnyrė elektronike nė botė janė nė anglisht. Dy tė tretat e shkencėtarėve tė botės shkruajnė nė anglisht e 36% tė pėrdoruesve tė Internetit, nga 200 milionė, sa vlerėsohet se janė, komunikojnė nė anglisht. Anglishtja ėshtė gjuhė zyrtare ose ka status special nė mbi 75 territore tė botės (www.i-uk.com/servlet).

Fjalėt e marra nga anglishtja, apo anglicizmat, si: baipas, basketboll, biftek, bilanc, bilbord, biznes, boks, buxhet, fermer, fiskal, futboll, gol, grant, draft, hobi, kolegj, kompjuter, koncern, kompani, linē, lob, marketing, menaxher, monitor, nokaut, ofset, parking, piknik, printer, pulovėr, ramstek, rekord, ring, rokenroll, sandviē, satelit, skaner, skaut, smog, printer, staf, stres, shok, tank, teleprinter, tenis, trajnim, trust, tuist, uiski, vagon, vaterpolo, vinē, volejboll, xhaz, xhentėlmen, xhinse, xhungėl dhe shumė e shumė tė tjera, numri i tė cilave nuk dihet saktėsisht , kanė hyrė ose presin tė hyjnė jo vetėm nė gjuhėn shqipe, po edhe nė shumicėn e gjuhėve tė botės.

Kėshtu, gjuhėve si franglish a franglais (frėngjisht + anglisht), denglish a germish (gjermanisht + anglisht), spanglish, chinglish e tė tjerave nė Europė e nė Azi, mund tė themi qė po i shtohet edhe “albglish” apo “shqiglisht” (ta quajmė kėshtu). Pra, duhet tė pėrgatitemi sa mė mirė qė dimė, duke mėsuar nga pėrvojat e tė tjerėve, qė ta pėrballojmė sa mė lehtė kėtė “mėsymje” tė anglishtes, nė radhė tė parė duke gjetur ose duke krijuar fjalė tė pėrshtatshme shqipe pėr ato tė anglishtes dhe duke i hedhur kėto nė qarkullim – dhe cila fiton, fiton, pa ndėrhyrje administrative, pa polici gjuhėsore.


– Botuar fillimisht nė shtojcėn “KOHA pėr kulturė”, Nr. 324, f. 29, tė sė pėrditshmes “KOHA Ditore”, Nr. 3339, Prishtinė, mė 30 shtator 2006.

– Autori ėshtė bashkautor i “Fjalor i informatikės, anglisht – shqip, shqip – anglisht”, botim i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, 2005
.[/[/color][/color]


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Sat 12 Jan 2008 - 16:03, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve: 63
Age: 26
Registration date: 06/01/2008

MesazhTitulli: Re: Fjalet e marra nga gjuhet e huaja!!!   Sat 12 Jan 2008 - 14:10

Temen e zavendesova te Letersia meqe ka te bej me gjuhe... Wink

Flm per mirkuptim !!! Smile
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shoqeria.forumfamilly.com
arber.d
KinG of RaP
KinG of RaP


Numri i postimeve: 145
Age: 24
Registration date: 11/01/2008

MesazhTitulli: Re: Fjalet e marra nga gjuhet e huaja!!!   Sun 27 Jan 2008 - 11:07

opet-o fjal sllave ose greke a na e thoim apet qe dmth perserI

tengjere sahat gjygym gjezve garazh umbrell etj etj sa dush a:D
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

Fjalet e marra nga gjuhet e huaja!!!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 ::  :: -