ForumForum  Portalli*Portalli*  CalendarCalendar  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Dashuroni kur keni mundesine

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
valamala
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 362
Registration date : 03/02/2008

MesazhTitulli: Dashuroni kur keni mundesine   Sat 9 Feb 2008 - 17:24

Dashuroni kur keni mundesine

Isha i merzitur ate nate kur te takova per here te pare. Me dukej se e gjithe zymtesia e botes kishte gjetur te une stacionin e saj. Gjithcka rreth meje ishte e verenjtur dhe une isha shume i lodhur.
Hej, Toni-degjova nje ze nga prapa, atehere kur une kisha dalur te shetitem pa ndonje qellim. Ishte shoqja ime Ti......, cfare ka ndodhur me ty me pyeti. Pse ke mare kete pamje kaq te merzitur?
Pse, nje pyetje interessante-i thashe.
Eja do te ulesh te pish nje kafe me ne - me pyeti. Me ju? Je me dike tjeter, i thashe.
Po,jam me nje shoqe.
Pranova qe te shkoj edhe pse nuk isha fare ne diponim.
Une jam F...-me tha duke me pershendetur shoqja e saj ,me floke te shkurtera dhe syte te kalter si ngjyra e qiellit.
Me fal,mos ke ndonje provim qe je kaq i merzitur ishte pyetja qe pasoi. E tere jeta eshte nje provim- ju pergjigja.
Mendim interesant me tha.Vazhduam te flisnim pa nderprere dhe shoqen time sikur e lame anash . Si duket une me mire te shkoj-na tha duke e u qeshur dhe ne e ndjeme veten keq.
Ky ishte momenti pare dhe qe atehere e kuptova qe dicka thelle ne zemer sikur me shpoi;ate nate isha i lumtur...
Qe do te takoj diten tjeter krejt rastesisht edhe ate ne ora 6:30 te megjesit Toni-prape nje ze nga prapa.U ktheva dhe mbeta pa ze. Ishte aq e bukur me nje fustan veror me lule te imeta. I fola disi i hutuar.
Cfare ben ketu?
Ja po pres autobusin.
E ti?
Edhe une autobusin.
Do te udhetojme bashke pra-i thashe neper dhembe.
Po,me kenaqesi-me tha.
Fjalen kenaqesi nuk e analizova aq mire ne ato momente,sepse isha ne bote tjeter.
Tani rri dhe pyes vehten,se pas gjithe atyre fjaleve te urta qe kam lexuar per dashurine,pas te gjitha filmave qe kam pare...cfare eshte kjo ndjenje e mrekullueshme.Mengjesi kur te vije dhe une hap syte,te shoh menjehere.Ti je e programuar ne koken time ne ate menyre qe me shfaqesh ne cdo moment. Nuk ka funksione "delete" (Fshije) sepse do ta kisha perdore shume here,kur nuk mund te te heq nga koka.
Une pata degjuar nje fjale te urte qe thoshte:"Edhe pse ti je marrezisht i dashuruar dhe gjithcka per ty eshte ai njeri,bota nuk eshte ndalur duke u rrotulluar"-Po,mendoj edhe une,bota nuk eshte ndalur por bota ime nuk sillet me rreth diellit por rreth saj.
Ne mbremje kur shtrihem te flej perpiqem qe te bind veten se gjumi eshte shume i rendesishem,por kam nje problem me zemren:ajo nuk eshte e te njejtit mendim.
Qe aq shume te dua une e kam te qarte,por perse duhet te mos flej kete nuk e kuptoj.Ti je ne syte e mi magjike,sepse vevtvetja me duket magji kur ec neper kete parajse ndjenjash te bukura.Cfare do qe te bej ka kuptim dhe eshte e bukur vetem kur mendoj se te kam prane.Po te shihnin boten te gjithe me syte e te dashuruarve sigurisht se kurre nuk do te kishte lufte ne boten tone.Sepse ata qe dashurojne e duan boten te bukur,sepse ata nuk mund te shohin keq...
Une mundohem qe te perkufizoj dashurine qe kam per ty,por me duket se kurre nuk do te mund ta bej nje te tille,sepse asnje fjale nuk eshte me e bukur nga ajo qe ndjej per ty.
Po te me ofronin krejt boten,me beso do te refuzoja sepse nese ate bote nuk do te ishe ti per mua do te ishte nje hic.
Une e falenderoj zotin qe eshte kujtuar per mua atehere kur mendoja se me kane harruar te gjithe,e falenderoj qe ka krijuar dashurine,e falenderoj qe te ka krijuar ty.
Zemer (Mirjet), te shkruaj ne kete forum sepse dua te ju tregoj te gjitheve se sa shume te dua,sepse me duket se keshtu e plotesoj ate qe kam ngelur pa e thene.
Dhe ju them te gjitheve edhe nje here: dashuroni kur keni mundesine dhe mos nguroni t'a shprehni dashurine,asnjehere mos u pendoni per ate qe dikujt i thoni qe e doni me zemer.Dhe shkruani mbi dashurine-jeta vetem e tille ka nje kuptim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Dashuroni kur keni mundesine
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Diskutime :: Dashuria!-
Kėrce tek: