ForumForum  Portalli*Portalli*  CalendarCalendar  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Vazhdon njohja e Kosoves

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
MiRa

avatar

Numri i postimeve : 804
Age : 29
Registration date : 08/01/2008

MesazhTitulli: Vazhdon njohja e Kosoves   Tue 19 Feb 2008 - 23:18

Gjatė ditės sė sotme shtetin e Kosovės e kanė njohur edhe Australia, Kostarika dhe Tajvani. Austria dhe Gjermania kanė bėrė tė ditur se nesėr do ta njohin shtetin mė tė ri nė botė.
Pavarėsia e Kosovės deri mė tash ėshtė pranuar (apo ėshtė nė proces tė njohjes) nga kėto shtete: SHBA, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Estonia, Afganistani, Italia, Letonia, Shqipėria, Australia, Belgjika, Turqia, Finlanda dhe Lituania e Senegali.

Australia edhe zyrtarisht njeh pavarėsinė e Kosovės

Australia sot ka njohur edhe zyrtarisht pavarėsinė e Kosovės, ndėrsa shumė shpejt ka premtuar vendosjen e raporteve diplomatike me Republikėn tonė.
"Australia i dėshiron ēdo tė mirė Qeverisė sė Kosovės nė detyrat qė e presin”, thuhet nė njoftimin e ministrit tė Jashtėm tė Australisė, Stephen Smith.
Australia fuqishėm mbėshtet liderėt e Kosovės dhe Serbisė qė me rrugė paqėsore tė zgjidhin mosmarrėveshjet mes tyre, thuhet nė kėtė njoftim.

Austria dhe Gjermania tė mėrkurėn njohin Kosovėn

Kancelari i Austrisė, Alfred Gusenbauer, ka deklaruar sot se qeveria e Austrisė nesėr do tė miratojė vendimin pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Austria njeh realitetet e reja qė janė krijuar, ka thėnė ai nė njė konferencė pėr media kushtuar Kosovės.
Njohjen e Kosovės pėr ditėn e mėrkurė e ka paralajmėruar edhe Gjermania, ndėrsa sė shpejti pritet njohja edhe nga Polonia, Italia, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Suedia dhe Bullgaria.

Tajvani njeh pavarėsinė e Kosovės

Tajvani ka njohur sot zyrtarisht pavarėsinė e Kosovės. Ministri i Punėve tė Jashtme tė Tajvanit, James Huang, u ka thėnė gazetarėve se Tajvani nuk pėrjashton vėnien e lidhjeve zyrtare me Kosovėn dhe se ėshtė i gatshėm t’i ofrojė ndihmė asaj, bėn tė ditur DPA.
Ndėrkaq zėdhėnėsi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Kinės, Liu Jianchao, ka deklaruar tė hėnėn se Tajvani nuk ka kurrfarė tė drejtash dhe as qė i plotėson kushtet pėr ta njohur Kosovėn.
"Ėshtė e njohur se i gjithė Tajvani ėshtė pjesė e Kinės dhe nuk ka asnjė tė drejtė e as kushte pėr ta bėrė njė njohje tė tillė”, thuhet nė njoftimin e Ministrisė kineze.

Kina dhe Tajvani janė ndarė nė vitin 1949, mirėpo Pekini edhe mė tutje e konsideron kėtė ishull si pjesė pėrbėrėse tė Kinės dhe ka kėrcėnuar se do ta mbrojė integritetin territorial po qė nevoja edhe me armė.

Edhe Kostarika njeh Kosovėn

Edhe Qeveria e Kostarikės ka njohur pavarėsinė e Kosovės. Ministri i Punėve tė Jashtme tė Kostarikės nė letrėn e tij zyrtare shkruan se nėn ushtrimin e fuqive tė tij diplomatike dhe nė pajtueshmėri me standardet ndėrkombėtare mbėshtet pavarėsinė e Kosovės.
Pavarėsia e Kosovės deri mė tash ėshtė pranuar (apo ėshtė nė proces tė njohjes) nga kėto shtete: SHBA, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Estonia, Afganistani, Italia, Letonia, Shqipėria, Australia, Belgjika, Turqia, Finlanda dhe Lituania, Austria e Senegali.


Konferenca islamike botėrore me 57 shtete anėtare pėrmes njė deklarate kanė mbėshtetur pavarėsinė e Kosovės, ku i urohet Kosovės sukses nė ndėrtimin e njė shteti tė fortė dhe prosperues.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
valamala
Moderator
Moderator
avatar

Numri i postimeve : 362
Registration date : 03/02/2008

MesazhTitulli: Re: Vazhdon njohja e Kosoves   Fri 22 Feb 2008 - 23:24

Bravo Mira per Postim,ketu e keni nje Wbefaqe ku mudn te shiqoni se cillt Shtete e pranuan ose do ta pranojn Kosoven.

http://www.kosovothanksyou.com/
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Vazhdon njohja e Kosoves
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Lajmet :: Shtypi Ditės-
Kėrce tek: