ForumForum  Portalli*Portalli*  CalendarCalendar  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Sa shqiptarė jetojnė nė Maqedoni?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
MiRa

avatar

Numri i postimeve : 804
Age : 29
Registration date : 08/01/2008

MesazhTitulli: Sa shqiptarė jetojnė nė Maqedoni?   Thu 13 Mar 2008 - 22:43

Jo njė herė, por ku ta dish pėr tė satėn herė ėshtė bėrė kjo pyetje pėr numrin e popullsisė shqiptare nė Maqedoni. Kėtė e bėnė mė tėrheqėse tė dhėnat zyrtare pėr numrin e popullatės sė Maqedonisė.
Nė njė anė akuzohen shqiptarėt se kanė shtim tė lartė natyror dhe se ėshtė mė i larti nė Maqedoni, kurse nga ana tjetėr, numri i kėsaj popullate nuk u rrit nė proporcion me shtimin natyror. Ky paradoks ka detyruar njė numėr jo tė vogėl tė autorėve tė vendit dhe atyre tė huajė, tė merren me lėvizjen e numrit tė popullsisė shqiptare nė Maqedoni. Kur gjithė kėsaj t’ia shtojmė edhe tė dhėnat zyrtare tė pas Luftės sė Dytė Botėrore tė zhvilluara gjatė regjistrimeve tė viteve: 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1994 dhe i kėtij tė fundit 2002, nuk paraqiten tė dhėna reale pėr numrin e popullsisė sė Maqedonisė, me theks tė veēantė te shqiptarėt e kėtij vendi. Nė tė gjitha kėta regjistrime, "moto'' e kanė pasur se si ta zvogėlojnė numrin real tė popullsisė shqiptare, nė mėnyrė qė ta ulin nė nivel ''pakice''. Kėshtu, gjatė regjistrimeve tė zhvilluara nė monizėm, Maqedonia vonohej nė dėrgimin e tė dhėnave pėrfundimtare tė regjistrimeve nė Entin Statistikor Federativ, duke i dėrguar me dy vite vonesė. I duhej kohė qė ta harmonizojė numrin e popullsisė sė entiteteve tė kėsaj Republike. Enti Statistikor i Maqedonisė i pėrmbahej me pėrpikėri parimit se si ta hiperbolizojė numrin e maqedonasve dhe ta minimizojė numrin e popullsisė qė i takon entiteteve tjera. Si pasoje e njė hiperbolizimi dhe minimizimi tė tillė, regjistrimi i vitit 1991 dėshtoi-shqiptarėt e bojkotuan njė regjistrim tė tillė. Ky regjistrim u pėrsėrit nė vitin 1994. Pėr fat tė keq, edhe ky regjistrim u tregua jo i realėt dhe ndėr mė tė manipuluarit. Kėshtu, nė vend qė numri i popullsisė tė rritet, ai zvogėlohej, gjė qė nė demografi nuk mundet tė ngjajė, me kusht qė tė mos tė ketė migrime-emigrime tė jashtme, gjė qė nuk ka ndodhur gjatė kėtyre viteve, pėr shkak se Evropa Perėndimore ua mbylli dyert punėtorėve tė jashtėm. Nė atė kohė, gazetat e pėrditshme maqedonase, por edhe ato shqipe, shkruanin se Maqedonia nė vitin 1991 do tė ketė 2.208.014 banorė edhe atė duke u bazuar nė shtimin natyror prej 15.7 pėr mijė. Por ja qė nuk doli ashtu. Maqedonia nė regjistrimin e vitit 1994 do tė ketė 41.253 banorė mė pak se nė regjistrimin e vitit 1981. Kjo edhe njė herė vėrtetoi se me numrin e popullsisė sė kėtij vendi dukshėm manipulohet.
Me rėndėsi ėshtė tė theksojmė se nė Maqedoni ka dy tė dhėna pėr numrin e pėrgjithshėm tė popullsisė: njėra e dhėnė pėr opinionin e vendit dhe e dhėna tjetėr ėshtė pėr atė tė jashtmin. Qė tė mos jetė njė e dhėnė kuturu, ja po i theksoj disa raste mė markante: nė raportin e Stejt Departmentit pėr tė drejtat e njeriut nė Maqedoni: “Nė Maqedoni jetojnė 2.2 milionė banorė” (3.12.1993). Por pse ky numėr u injorua? Pse nuk u tregua e vėrteta? Edhe njė dėshmi se numri i popullsisė manipulohet paraqet fakti se televizioni britanik BBC nė vitin 2001 do tė theksojė se nė Maqedoni jetojnė 2.3 milionė banorė. (BBC-a, lajmet e orės 7 e 30 min. 07.06.2001). Sa i pėrket lėvizjes sė numrit tė popullsisė shqiptarėt nė Maqedoni, ajo ka pasur batica dhe zbaticat e veta. Numėr i cili asnjėherė nuk ėshtė rritur nė bazė tė shtimit natyror, por gjithmonė ka qenė aq sa e ka caktuar enti statistikor Republikan. Me njė anė theksohej shtimi lart natyror i kėsaj popullate (periudha 1981-1991) dhe me pa tė drejta akuzohej si nacionaliste, iridentiste separatiste, shoviniste dhe mori etiketime tjera tė nxjerra nga arsenali mė i fėlliqtė i nacional-shovinistėve maqedonas. Qė tė jetė anomali mė e madhe, kjo popullatė asnjėherė nuk u arrit nė bazė tė shtimit natyror, por rritej-shtohej aq sa e caktonte enti Statistikor, nė mėnyrė qė ta mbajnė kėtė popull qytetarė tė rendit tė dytė. Pėrndryshe ja se si duket lėvizja e numrit tė popullsisė shqiptare nė Maqedoni pas LDB: kėtė do ta krahasojmė me lėvizjen e numrit tė popullsisė maqedonase dhe turke.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Sa shqiptarė jetojnė nė Maqedoni?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Lajmet :: Shtypi Ditės-
Kėrce tek: