ForumForum  Portalli*Portalli*  CalendarCalendar  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Maqedonia ne krizė, po pėrsėritet Qeveria e 2001-it?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
MiRa

avatar

Numri i postimeve : 804
Age : 29
Registration date : 08/01/2008

MesazhTitulli: Maqedonia ne krizė, po pėrsėritet Qeveria e 2001-it?   Thu 13 Mar 2008 - 22:45

Pas daljes sė Partisė Demokratike Shqiptare nga Qeveria, sot edhe Partia pėr Prosperitet Demokratik bėri tė ditur se lėshon koalicionin qeveritar.
nga Bekim Buēi

Nė kėtė parti thonė se duke marrė parasysh situatėn e krijuar nė koalicionin qeveritar, kanė marrė hap pėr tė dalė nga koalicioni qeveritar. “Konsiderojmė se kjo ėshtė nė tė mirė tė mbrojtjes pa hile tė interesave legjitime tė shqiptarėve, interesa qė duhet tė integrohen realisht dhe nė mėnyrė tė barabartė”, thonė nė kėtė parti.
Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE), Ervan Fuere, ka deklaruar se vetėm me Qeveri tė bashkuar mund tė vihet deri nė bisedime pėr anėtarėsim nė BE. “Qė tė vihet deri nė bisedime pėr anėtarėsim nė BE, me rėndėsi vitale ėshtė qė Qeveria tė mbetet e bashkuar”, tha Fuere. Sipas tij, Qeveria e bashkuar e koalicionit ėshtė mesazhi qė e transmetoi diplomati evropian pas takimit me liderėt e PDSH-sė dhe tė BDI-sė, Menduh Thaēi dhe Ali Ahmeti. Pėr pėrgjigjen e pyetjes pėr koalicion tė gjerė, ai udhėzon nė kryeministrin Nikolla Gruevski, edhe pse e di qė nė koalicionin qeveritar ėshtė diskutuar pėr kėtė temė.
BDI, LSDM dhe PRSD janė pėrmbajtur sa i pėrket mundėsive pėr koalicion tė zgjeruar qeveritar, apo ndonjė lloj tjetėr qeverisjeje. Nė BDI nė lidhje me zėrat pėr formimin e koalicionit tė zgjeruar qeveritar dhe eventualisht bashkėngjitjes sė kėsaj partie nė koalicion, do tė prononcohen tė premten.
LSDM-ja i bėn thirrje kryeministrit Gruevski qė tė dalė para opinionit dhe tė tregojė se a ekziston qeveria dhe cilat janė hapat e ardhshėm. “PDSH-ja duhet tė definojė qėndrimin e saj dhe tė mos kėrcėnohet, ndėrsa Gruevski duhet patjetėr qė pas njė jave ikje t’i tregojė opinionit nėse nė Maqedoni ka qeveri, kush e udhėheqė, kush e mbėshtetė dhe cilat janė hapat e ardhshėm deri mė 2 prill”, tha kryetarja e LSDM-sė, Radmilla Sheqerinska.
Kryetari i PRSD-sė, Tito Petkovski, tha se dalja e PDSH-sė nga Qeveria nuk ėshtė e mirė pėr shkak se nuk ėshtė zgjedhur momenti.
Kryesia e PDSH-sė e pranoi propozimin e liderit tė partisė Menduh Thaēi pėr dalje nga Qeveria. Kėtė vendim pritet ta verifikojė edhe Kuvendi qendror i partisė tė enjten nė Saraj, me tė cilin do tė udhėheqė kryetari i Kuvendit, Arben Xhaferi.


Cėrvenkovski: Maqedonia mbeti pa Qeveri

Kryetari i shtetit, Branko Cėrvenkovski tha se vendi ėshtė nė krizė tė thellė politike dhe pėr kėtė kėrkoi takim tė liderėve mė sė voni tė hėnėn me qėllim qė tė gjendet zgjidhje pėr dalje nga kriza momentale. “Zgjedhje tė parakohshme dhe eventualisht koalicion i zgjeruar nuk do tė zgjidhte krizėn momentale nė Maqedoni”, tha Cėrvenkovski. Sipas tij, dalja e PDSH-sė do tė thotė se Maqedonia ka mbetur pa Qeveri.


Hashim Thaēi s’ka koment pėr kolapsin e Qeverisė

Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi ka thėnė se ėshtė nė interes tė Kosovės qė Maqedonia tė ketė institucione tė stabilizuara. Ai nuk ka dhėnė ndonjė koment rreth kolapsit qė po pėrjeton Qeveria e Shkupit pas largimit tė PDSH-sė nga koalicioni me VMRO-DMPNE-nė. Thaēi ėshtė shprehur se ndėrmjet Kosovės dhe Maqedonisė nuk ka mospajtime, ndėrsa ka treguar gatishmėrinė e Prishtinės pėr tė bashkėpunuar pėr caktimin e kufirit. “Ėshtė nė interesin e jashtėzakonshėm pėr Kosovėn paqja dhe stabiliteti nė Maqedoni, funksionimi i institucioneve dhe tashmė kemi ecur pėrpara nė drejtim tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė ngritur tė demarkacionit mes autoriteteve tė Prishtinės dhe Shkupit me mbėshtetje tė plotė tė NATO-s”, ka komentuar Thaēi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Maqedonia ne krizė, po pėrsėritet Qeveria e 2001-it?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Lajmet :: Shtypi Ditės-
Kėrce tek: